Dokufest sjell filmat e Akademisë së Filmit Evropian

PUBLIKUAR

Na kontakto: [email protected] VIBER  +383 44 444 634

european-film-academy-exp

Short Matters 2014 përfshin dokumentarë, fiksion, filma eksperimental dhe të animuar në një panoramë të filmëbërësve evropianë bashkëkohorë. Shumë prej këtyre filmave nisen nga situata të vështira dhe ndonjëherë shumë intime

Festivali i filmit dhe dokumentarit DOKUFEST ka shpallur sot programin special SHORT MATTERS! – turneu i Akademisë së Filmit Evropian i cili sjell filmat e shkurtër të nominuar për Çmimin Evropian të Filmit në një numër të festivaleve të filmit.

Short Matters 2014 përfshin dokumentarë, fiksion, filma eksperimental dhe të animuar në një panoramë të filmëbërësve evropianë bashkëkohorë. Shumë prej këtyre filmave nisen nga situata të vështira dhe ndonjëherë shumë intime.

Nga errësira e një apartamenti të mbyllur, filmat na çojnë përmes Evropës në juglindje të Turqisë dhe pastaj në një fshat të largët rus dhe më pas në Palestinë dhe Kinë dhe në hapësirë kozmike. Secili prej tyre hap një dritare në një botë ndryshe por prapë së bashku filmat ofrojnë një shiqim në galaksinë e eksperiencës njerëzore, perceptimit dhe emocionit – dhe të diversitetit të mrekullueshëm të kinemasë evropiane.

Programi SHORT MATTERS! përfshin filmat Mystery nga Chema García Ibarra (Spanjë), Though I Know the River is Dry nga Omar Robert Hamilton (Egjipt/ Palestinë/ Britani e Madhe/ Qatar) , Jump nga Petar Valchanov & Kristina Grozeva (Bullgari), Zima nga Cristina Picchi (Rusi), Nuclear Waste nga Myroslav Slaboshpytskiy (Ukrainë) , Orbit Ever After nga Jamie Stone (Britani e Madhe), Cut nga Christoph Girardet & Matthias Müller (Germany), Houses with small windows nga Bülent Öztürk (Belgjikë), Butter lamp nga Hu Wei (Francë/Kinë), Letter nga Sergei Loznitsa (Rusi/Holandë), Death of A Shadow nga Tom Van Avermaet (Belgjikë/Francë) , Sunday 3 nga Jochen Kuhn (Gjermani) , Morning nga Cathy Brady (Irelandë/Britani e Madhe) , A story for the Modlins nga Sergio Oksman (Spanjë) dhe The Waves nga Miguel Fonseca (Portugali).

Kjo është hera e dytë që programi SHOR MATTERS! prezantohet në DokuFest. /KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Imri Ahmeti pret në Lipjan Lumir Abdixhikun vizituan nënkalimin dhe parkingun e qytetit

Kryetari Imri Ahmeti sot ka pritur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin...

Nga Banulla në Smallushë “një zëri” për Imri Ahmetin

LDK Lipjan ka mbajtur tanime në Banullë e Smallushë, ku Kryetari Imri Ahmeti është...

Krojmiri në “këmbë” për Ardian Ollurin e LDK-në

LDK Lipjan ka mbajtur takim në Krojmir të Lipjanit Ardian Olluri kandidat për deputet po...