Kandidati për asamble komunale mga radhët e LDK-së në Lipjan, Nexhmedin Lekiqi kërkon besimin tuaj me 17 tetor.
Lekqi i cili la kurbetin shumë vjeçar në perendim, është rikthyer në vendlindje të shërbej në të mirën e popullit.
“Pa asnjë hezitim kam vendosur që gjithë potencialin time profesional e mbase edhe kursimet e mia t’i zhvendos në Kosovë, përkatësisht këtu në Lipjan”, është shprehur Lekiqi.
Deklarata e plotë nga Lekiqi
Të nderuar bashkëvendas të Gadimes, shumë të respektuar qytetarë të Lipjanit.
Bashkë me gruan, djalin dhe vajzën i kemi dhënë lamtumirën për kohë të pacaktuar një jetë krejt ndryshe në kurbet, për të qenë bashkë këtu mes njëri-tjetrit ku hallet e secilit janë hallet e përbashkëta të të gjithë shoqërisë.
Pa asnjë hezitim kam vendosur që gjithë potencialin time profesional e mbase edhe kursimet e mia t’i zhvendos në Kosovë, përkatësisht këtu në Lipjan.
Sot, me deshirën më të madhe do u takoja secilin nga ju, siç u kam takuar shumëherë e çdokund. Sot, do e shtjelloja edhe njëherë bashkë me ju idenë time rreth aktivizimit politik në LDK, që nesër si përfaqsues në kuvend të kemi mundësinë në emër tuaj të jemi zëri juaj.
Në listën e fitores jemi bashkë me numrin 160, ndërsa në listën fituese unë mbaj numrin 4.
Me punë për të gjithë.
Unë e mbaj fjalën.
ZOTI ju bekoftë!


