Duke dëshmuar të hënën në gjyqin e dy grave të akuzuara për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, një mjek malajziane ka thënë se shenjat tregojnë qartë se bëhet fjalë për helmim.
“Bazuar në autopsinë tonë dhe rezultatet e testeve laboratorike, shkaku i vdekjes është agjent akut nervor VX helmimi”, tha në sallën e gjyqit Nurliza Abdullah, një nga dy mjekë të qeverisë që kanë kryer autopsinë e Kim.
Edhe pse mjeku më vonë u pajtua me qëndrimin e ekipit mbrojtës se faktet nuk ishin të mjaftueshme për të konfirmuar se agjenti helmues ishte shkaku i vetëm i vdekjes së Kimit, prap se prapë vuri në dukje se konkluzioni ishte i bazuar në testet ku ka gjetur gjurmë të VX në fytyrën dhe trupin e Kimit.
Seanca gjyqësore u hodh poshtë të hënën kur një nga dëshmitarët e prokurorisë nuk ishte gati, njoftoi AP. Ajo do të rifillojë të martën.


