Doktori ka sqaruar përse ata të cilët vrapojnë në rrugë janë transmetuesit potencialë më të rrezikshëm të coronavirusit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Meqenëse marrin me shpejtësi frymë edhe lirojnë më shumë pikla në ajër

Doktori australian, Norman Swan, ka shpjeguar përse aktualisht kalimtarët më të rrezikshëm në rrugë janë ata të cilët vrapojnë dhe ka bërë apel që treningët në ambient të hapur përkohësisht të ndërpriten derisa zgjat pandemia e coronavirusit.

Në të vërtetë, edhe pse aktualisht nuk ka dëshmi që coronavirusi transmetohet nëpërmjet djersës, dr. Swan ka paralajmëruar që ata të cilët vrapojnë aktualisht janë më të rrezikshmit, duke pasur parasysh që lirojnë më shumë pikla të imta nga goja se ata të cilët vetëm shëtisin.

– Meqenëse ata të cilët vrapojnë marrin frymë shpejt dhe djersiten edhe më shpejt, ata kanë shansin më të madh të lirojnë virusin në ajër dhe kështu ndoshta infektojnë personat pranë të cilëve kalojnë – ka sqaruar ai për “Daily Mail”.

Pra, edhe një herë ka treguar rëndësinë e mbajtjes së distancës në minimum 2 metra, ndërkaq kjo vlen posaçërisht për ata të cilët stërvitin jashtë.

Në Australi shumica të cilët stërviten në ambient të hapur kanë injoruar udhëzimet mbi distancën sociale, andaj shëtitoret në gjithë shtetin kushtimisht janë të ngufatura me ata të cilët dalin në shëtitje apo vrapojnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...