Dogana jep detaje për operacionin e kryer në Zveçan (FOTO)

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot me asistencë të policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar, 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme

Ndërkaq, sipas njoftimin, vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7 mijë euro, përcjell Klankosova.tv.

“Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t'i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet tutje në njoftimin e doganës.

Konfiskimi

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga breshëri, Bajrami thirrje Qeverisë: Ndani buxhet për kompensim

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas...

Të shtëna në ahengje familjare, Policia konfiskon katër armë në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë javës së fundit...

KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta

KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta të hënën një numë...