Njësitet e Doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll në një lokal në Lipjan, ku edhe janë kapur 10 aparate për lojëra fatit të pa-licencuar.
Njësitet e Doganës gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati, kanë dyshuar se ne një lokacion në Lipjan mund të ketë aparate të pa licencuara.
“Lokacioni i dyshuar mbante mbishkrimin “Restorant” ku pas kontrollit të ushtruar, nga zyrtarët është vërejtur se ekziston një hapësirë e ndarë me mur në te cilën janë gjetur 10 aparate për lojëra fati. Pas verifikimit të këtyre aparateve, ka rezultuar se aparatet janë të pa licencuar dhe si të tillë janë në funksion ilegalisht”, thuhet në njoftim nga Dogana
Të gjitha aparatet janë sekuestruar dhe ndaj personit është iniciuar procedura kundërvajtëse.


