Dodge Viper më i shpejtë ndonjëherë, arrin shpejtësi rekorde duke kaluar mbi 400 kilometra në orë

PUBLIKUAR

Vetëm dhjetë sekonda, iu nevojitën që të arrijë deri në 320 kilometra në orë

Shumë i dashuri Dodge Viper, është larguar përfundimisht nga prodhimi para dy vitesh, por amerikanët vazhdojnë ta duan edhe më tej, transmeton Telegrafi.

Tani një makinë e tillë, e prodhuar në vitin 2006, ndërsa e modifikuar në masë të madhe, është dërguar Johnny Bohmer Proving Grounds, ku ka arritur të bëhet Dodge Viper më i shpejtë ndonjëherë.

Derisa një Dodge Viper i zakonshëm me 8.4 litra V10 prodhon 500 kuaj fuqi, ky version është modifikuar që të arrijë deri në 1,400 kuaj fuq.

Në pamjet e shpërndara, nuk bëhen të ditura edhe detajet apo specifikat se si është shtuar afro tri herë më shumë kapaciteti, vetëm shihet makina duke shpejtuar nëpër pistë.

Përgjatë distancës prej 4.3 kilometrash, makina arriti shpejtësinë rekorde duke kaluar 400 kilometra në orë, ndërsa ndaloi në 406.5 kilometra në orë derisa u ndal përfundimisht.

Këtë shpejtësi e arriti brenda një kohë të shkurtër, derisa nga 160 deri në 320 kilometra në orë, arriti për dhjetë sekonda. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...