‘Do të аkomodohen personat e pastrehë për shkak të temperaturave të ulëta’

PUBLIKUAR

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me qendrat për punë sociale dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq do t’i identifikojnë të gjithë personat e pastrehë dhe në rrezik, dhe përkohësisht do t’i akomodojë në dy Qendra pranimi në Momin Potok dhe Çiçino Sello. Ato familje të cilat kanë fëmijë më të vegjël se tre vjet do të akomodohen në “Ranka Millanoviq” dhe “25 Maj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse paraqitet nevoja për akomodim të personave jashtë Shkupit, në bashkëpunim me MASH-in do të hapen konviktet shkollore nëpër qytetet e Maqedonisë, ndërsa nëse dikush ka nevojë për kujdesje ose sërish ndonjë qytetar vëren person të cilit ajo i nevojitet mund të paraqitet në numrin 195.

Këto janë një pjesë e masave për zbatimin e të cilave janë dakorduar në takimin e sotëm përfaqësuesit e MPPS-së, Kryqit të Kuq dhe Qendrave për punë sociale.

“Pas rekomandimeve të Komitetit drejtues për kriza MPPS mori detyra të caktuara dhe së bashku me qendrat për punë sociale dakorduam hapa në drejtim të ndërmarrjes së masave për shkak të paralajmërimit në kohë dhe temperaturave të ulëta të pritura në Maqedoni. Ministria, Kryqi i Kuq, vetëqeverisjet lokale dhe bashkësitë lokale do të bëjnë identifikim të personave në rrezik, edhe pse ka informata dhe shifra të caktuara, ato do të kontrollohen edhe njëherë që të mundet atyre personave t’u ndihmohet në periudhën kur pritet moti i ligë”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi pas takimit të sotëm, njofton AIM.

Sqaroi se personat nga Shkupi do të akomodohen në Momin Potok dhe në fshatin Çiçino, ndërsa familjet të cilat kanë edhe fëmijë deri në moshën tre vjeçare në konviktet “Ranka Milanoviq” dhe “25 Maji” në Shkup. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, shtoi, do të hapen konviktet në Maqedoni nëse ka nevojë për kujdesje jashtë Shkupit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...