Do të zbatohen dy projekte për komunitetin rom në komunën e Koçanit

PUBLIKUAR

Komuna e Koçanit ka nënshkruar memorandun bashkëpunimi me Ministrinë e punës dhe politikës sociale (MPPS) për zbatimin e dy IPA projekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëri nga projektet e nënshkruara ka të bëjë me përfshirjen e fëmijëve të komunitetit rom në çerdhet e kësaj komune. Harxhimet për 30 fëmijë rom, do të mbulohen nga komuna, për t’i regjistruar në çerdhe për periudhën 2016-2017.

Projekti ”Integrimi lokal i refugjatëve, pesonave të zhvendosur brenda dhe pakicat,” ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të administratës publike në nivel kombëtar dhe lokal, për mbështetje më të suksesshme të proceseve lokale të integrimit dhe përfshirjes së romëve, refugjatëve romë dhe personave të zhvendosur brenda vendit, përmes formimit të trupave lokal bashkërendues në kuadër të komunave./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...