“Djathi shkakton ëndrra të këqija”! Çfarë thonë shkencëtarët britanikë për këtë konstatim?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Me shekuj të tërë ka qarkulluar besimi se ngrënia e djathit shkakton ankthe.

Pra, nëse hani djathë para se të flini, a do të shihni ëndrra me skena të tmerrshme të cilat nuk do t’iu lënë të flini rehat? – transmeton Telegrafi.

Edhe pse ky është perceptim mjaft i zakonshëm, nuk ka mjaftueshëm hulumtime për ta mbështetur këtë konstatim, thotë nutricionistja Joy Dubost.

“Nuk ka shumë hulumtime sa i përket ushqimeve të caktuara dhe anktheve” thotë ajo.

Por edhe pse këto hulumtime mund të jenë të cekëta, një nga hulumtimet më të cituara të djathit dhe anktheve vjen nga Bordi Britanik i Djathit, i cili e kishte financuar një studim të vitit 2005 për ta gjetur lidhjen mes këtyre dyjave.

Zbulimet e tyre? Nuk ka pasur mjaftueshëm dëshmi për të konstatuar se produktet e bulmetit shkaktojnë ëndrra të këqija.

Megjithatë, hulumtuesit kanë sugjeruar se djathi mund të ndikojë në përgjithësi tek ëndrrat.

Hulumtuesit kishin zbuluar se llojet e ndryshme të djathit ndikojnë në shkaktimin e ëndrrave të ndryshme. P.sh., dëshironi ëndrra me yje të njohur? Hani djathë çedër!

Ka edhe hulumtime tjera të cilat insistojnë se djathi shkakton ëndrra të këqija. Por, sipas ekspertëve tjerë, është e mundshme të ekzistojë vetëm një perceptim i ëndrrave të këqija pasi të hani produkte të bulmetit.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...