Djaloshi përjeton tmerrin, gati të vdiste pas një incidenti jo të zakonshëm gjatë pushimeve (Foto,+16)

PUBLIKUAR

Një vogëlush 3–vjeçar ishte pothuajse duke vdekur gjatë pushimeve me prindërit e tij. Ka qenë një boks muzike që i ka rënë në kokë fëmijës.

Prindërit e tij Mitchell, 35 vjeç dhe Amy, 32 vjeç, kishin vendosur të udhëtonin drejt Turqisë në një resort turistik, por pushimet e tyre do të ktheheshin në një tragjedi.

Stanley Birch, ishte vetëm 3 -vjeç, kur pajisja e rënda muzikore (boks) ra nga një ballkon mbi kokën e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Foshnja është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt të Bodrumit dhe mjekët kanë kryer një operacion i cili zgjati 3 orë.

Stanley Birch ka ndenjur dy javë në spital për tu kuruar dhe më pas së bashku me prindërit e tij është larguar për në shtëpi në Gillingham, Kent.

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014.

Disa vite pas kësaj ngjarje fëmija ka dëmtime të rënda të truri të cilat sipas mjekëve do të ndikojnë në zhvillimin e tij të ardhshëm. /tvklan.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...