Djali rrah nënën, i shkakton fraktura në trup

PUBLIKUAR

Gruan, nënën, motrën… Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem për shoqërinë shqiptare, ndërsa rastet janë të shumta. Ngjarja më e fundit vjen nga Delbin, ku policia e këtij qyteti ka arrestuar 46-vjeçarin Artan Bahoja.

Policia thotë se ai ka dhunuar në banesë, në lagjen “Sinan Ballaci”, nënën e tij 63-vjeçaren B.Bahoja. E moshuara ka fraktura në trup dhe është në spital.

Dyshohet se dhuna 46-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj nënës edhe disa herë më parë. Artan Bahoja është njeri problematik, ndërsa ka bërë dhe 20 vite burg në shtetin grek.

Ai është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa ishte pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga shqiptarët, në shtetin helen. /tvklan/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...