Djali i ish-presidentit gjerman vritet në klinikën ku punonte, arrestohet sulmuesi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Fritz von Weizsaecker, 59-vjeç, djali i ish-presidentit të Gjermanisë, Richard von Weizsaecker, është vrarë në një klinikë private në Berlin.

Weizsaecker po mbante ligjëratë, kur një person nga masa që e dëgjonin iu afrua dhe e theri me thikë.

E në këtë sulm të tmerrshëm e ka pësuar edhe një 33-vjeçar, që megjithatë i ka shpëtuar vdekjes duke pësuar vetëm lëndime në duar dhe pjesën e sipërme të trupit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, por dyshohet se sulmuesi kishte probleme mendore. E policia gjermane ka bastisur apartamentin e tij, ku nuk ka arritur të gjej asgjë të dyshimtë.

Ndërkaq pas marrjes në pyetje i dyshuari është dërguar në psikiatri për vlerësim, ku nga çasti në çast pritet të merret vendimi për paraburgim.

Që nga vitit 2005, Weizsaecker ishte mjeku kryesor i repartit të Medicinës Internet në klinikën private “Shlospark” ku edhe është vrarë.

Në këtë spital vazhdimisht mbahen ligjërata për persona që nuk kanë kurrfarë lidhje me mjekësinë, por që thjesht duan të dinë më shumë për sëmundje të ndryshme, diagnoza dhe terapi.

Kujtojmë që babai i tij Richard von Weizsaecker, ishte kryetar i Berlinit nga viti 1981 deri më 1984 si dhe president i Gjermanisë, gjatë periudhës 1984-1994. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...