Djali i dëshmorit: U harrua përvjetori i rënies së dëshmorëve të Lipjanit

PUBLIKUAR

14 qershori është dita që asnjëherë nuk harrohet nga familjarët e dëshmorëve të Lipjanit.

Edhe këtë vit ata shënuan përvjetorin e rënies së më të dashurve të tyre, duke organizuar kështu një akademi përkujtimore për nderë të tyre.

Mirëpo, 18 vjetori i rënies së tyre nuk iu është kujtuar edhe institucioneve të vendit, gjë që vërehet edhe nga mospjesëmarrja e tyre në këtë tubim.

E kjo gjë ka ngjallur pakënaqësi të madhe tek familjarët e dëshmorëve të kësaj ane, duke nxitur kështu  edhe reagime.

Shkelqim Kozhani, djali i dëshmorit Xhavit Kozhani i njohur si Burgia, ka reaguar në lidhje me këtë gjë, duke thënë se kjo është një trup i madh për të gjithë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Shkelqimi ka shprehur gjithë mllefin  e tij për këtë çështje, duke theksuar se dëshmorët nuk janë vetëm të familjarëve.

Ja reagimi i tij:

Turp na qoftë të gjithëve, ditë e dëshmorëve numër simbolik para pak ditësh ishte fushatë politike të gjithë sallat e stërmbushura.

A thua janë dëshmorët vetëm të familjarëve.

Do të na mallkoj gjaku  gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë.

Sa turp besomëni marre po më vjen nganjëherë me i thanë dikujt që jam shqiptar..

E juve dëshmorë ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës  që aq shumë e deshët , bile më shumë se pasurinë, më shumë se familjen më shumë se çdo gjë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...