Mansur është 13 vjeç. Ai mban famijen e tij 9 anëtarëshe duke punuar në rruget e Kabulit.
Ai thotë se i pranon vështirësitë pasi vetëm dëshiron që të fitojë para për të blerë ushqim për familjen dhe pajisje shkollore për motrat, transmeton gazetametro.net.
‘I pranoj të gjitha këto vështirësi sepse dua që motrat e mia të mund të shkojnë në shkollë. Dua të fitoj para të mjaftueshme për të blerë ushqim për familjen time dhe fletore e lapsa për motrat e mia’, thotë Mansur për Radion Evropa e Lirë.
Ai është fëmija më i madhë në familje, prandaj punon. 4 motrat e tij shkojnë në shkollë, ndërkaq nëna i qëndron në shtëpi dhe kujdeset për 3 vëllezërit më të vegjël.


