Neptun, si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë sjell formatin tashmë të njohur të Ditëve me
FAT, si përgjigje ndaj kërkesës së konsumatorëve që presin të realizojnë blerje racionale duke marrë
produktet e tyre të preferuara me çmim oferte, nga fjala e fundit e teknologjisë nga brendet me të njohura
botërore.
Këto zbritje shkojnë deri në 59% më lirë në gjithë linjën e produkteve me mundësinë e blerjes me këste
0% interes me të gjitha bankat nga 5 deri me 8 Prill në të gjitha dyqanet Neptun, ku për më shumë presin
të shfletohen dhe mbi 500 oferta të tjera me çmime fantastike.
“Formati i Ditëve me FAT është unik, tematika dhe fokusi janë çmimet dhe ofertat speciale që I
adresohen kërkesave të konsumatorëve që kanë sjell këtë format në stadin që është sot, një projekt I
përveçshëm dhe I vetmi I kësaj natyre që nuk kufizohet në atë që ofron, por shkon përtej pritshmërive të
konsumatorëve, duke ju mundësuar të zgjedhin cilësinë mbi të cilën nuk bëhet kompromis.Ditët me Fat
janë investim afatgjatë që mbështetet në prurje të reja, në konsolidimin e besimit në relacion me
konsumatorin, mbi bazën e përmirësimit të vazhdushëm.Prandaj kjo kampanjë sjell mundësinë e blerjes
më këste 0% interes si dhe anëtarësim në programin e besnikërisë haPPy nga i cili mund të përfitoni
benefite të ndryshme”.-deklaroi Kaltrina Hoxha , Menaxhere Marketingu në Neptun.
Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio /
Video, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla
elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të
komunikimit. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në
rajon.”


