Dita Botërore e Refugjatëve

PUBLIKUAR

Sot është Dita Botërore e Refugjatëve, që synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

Në Ditën Botërore të Refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e në atdheun e tyre të mëparshëm.

Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës.

Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.

Çdo vit më 20 qershor të Kombeve të Bashkuara grupet qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.

Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dje zyrtarisht ka hapur në Vranidoll afër Prishtinës Qendrën e mbajtjes për të huaj.
Qëndrimi i të huajve të paligjshëm, brenda në Qendër është i rregulluar me ligj duke u bazuar edhe në direktivat e BE-së, ku i huaji mund të qëndrojë 6+6 muaj (1 vit), dhe sa më shpejt të jetë e mundur brenda kësaj kohe i huaji duhet të kthehet, depërtohet në vendin e tij të origjinës.

Qendra e mbajtjes për të huaj funksionon nën organogramin e MPB-së, respektivisht Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Kapaciteti i kësaj Qendre është për akomodimin, ndalimin e rreth 70 personave. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...