Dita Botërore e Malaries

PUBLIKUAR

Sot është Dita Botërore e Malaries, e cila është sëmundje infektive që shkaktohet nga pickimi i insekteve, kryesisht i mushkonjave.

Ditë më parë shkencëtarët kanë treguar se në Malawi të Afrikës ka nisur testimi i vaksinës së parë kundër sëmundjes së malaries, fillimisht për t’i dhënë mbrojtje të pjesshme fëmijëve.

Vaksina RTS, S trajnon sistemin imunitar për ta sulmuar parazitin e malaries, i cili përhapet nga kafshimet e mushkonjave.

Rastet e malaries duket të jenë në rritje përsëri pas një dekade suksesi në luftimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

“Ky është një moment historik për vaksinimet, kontrollin e malaries dhe shëndetin publik”, tha për BBC Dr, Kate O’Brien nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.

Malawi, është një prej tre vendeve të zgjedhura për këtë projekt-pilot i cili synon të imunizojë 120 mijë fëmijë nën dy vjeç. Dy vendet e tjera, Gana dhe Kenia këtë vaksinë do të prezantojnë në javët e ardhshme.

Malaria vret 435 mijë njerëz në mbarë botën çdo vit, shumica prej tyre fëmijë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi 250 mijë vdekje regjistrohen vetëm në Afrikë

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...