Në një takim publik të mbajtur sot në Komunën e Lipjnit u diskutua projekt – rregullorja për orarin e punës të veprimtarive ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit. Takimi u zhvillua me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga komuna, përfaqësuesve të bizneseve lokale dhe këshilltarë të Kuvendit Komunal.

Draft rregullorja u prezantua nga Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Valon Pacolli, i cili ka theksuar se aktualisht kjo rregullore është në fazën e konsultimeve me publikun dhe planifikohet të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në seancën e Kuvendit Komunal e cila mbahet në fund të këtij muaji.
Diskutimi u bë në mënyrë të hapur dhe u diskutuan shumë qështje, duke përfshirë orarin e punës gjatë javës dhe festave zyrtare si dhe nevoja të tjera për fleksibilitet në raste emergjente.



