Zakonisht është e vështirë të marrësh diagnozë se pse shkaktohet dhimbja e lukthit, por zakonisht kjo lidhet me mënyrën e kequshqyerjes, transmeton Gazeta “Zëri”.
Këta janë disa nga faktorët që shkaktojnë dhimbje të lukthit:
Orari i të ushqyerit
Disa shprehi të të ushqyerit ju sjellin dhimbje në lukth, mbështetet edhe nga faktorët medicionalë.
Të hani shpejt dhe shujta të mëdha pa dyshim ndikon në këtë problematikë. Po ashtu ushqyerja para se të flini nuk preferohet.
Ajo çfarë konsumoni gjithashtu ndodhet në këtë listë, ushqimet e skuqura, ato me përmbajtje yndyrore, domatet, erëzat e hudhrat duhet evitohen nga ata që kanë problem me lukthin.
Faktor tjetër është duhani
Pas zbulimit se alkooli vështirëson problemet me lukthin, shumë njerëz mund të gjejnë ngushëllimin te duhani. E kjo nuk duhet të ndodhë.
Dëmet që sjell ai në shëndet janë shumë më të mëdha, por ndër të tjera ju sjell edhe problem me lukth.
Një tjetër faktor mund të jetë mbipesha
Ata që janë me mbipeshë kanë më shumë gjasa të kenë probleme me lukthin. Kjo ndodh edhe me gratë shtatzëna, pasi që stomaku i tyre i bën presion lukthit dhe fillon aciditeti.
Ankthi dhe stresi do t’ju sjellim probleme me lukthin.
Nuk preferohet të konsumohet ushqim kur jeni të stresuar dhe duke u ngutur.
Një formë e mirë për të larguar stresin janë meditimi e joga, gjithashtu ushtrimet e ndryshme që do t’ju bëjnë të largoni energjinë negative./ZËRI


