Disa informacione për menstruacionet që nuk i dinit

PUBLIKUAR

periodat-300x202

Cikli menstrual është pasojë e ndryshimeve fiziologjike që ndodhin tek femra në mënyrë periodike dhe ka si qëllim maturimin e vezës dhe përgatitjen e kushteve për implantimin e vezës së fekonduar.

Cikli lidhet me prodhimin e disa hormoneve që quhen: Hormoni folikulo-stimulues (FSH), hormoni lutenizues (LH), estrogjeni, estradoli dhe progesteroni. Simptomat që ndodhin vijnë nga ndryshimet fiziologjike në organizëm, të cilat shkaktohen nga hormonet e mësipërme.  Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar simptomat që ndodhin në fazën paramenstruale dhe gjatë menstruacioneve është dieta e shëndetshme ushqimore. Duhet të konsumojmë: perime, fruta, lëngje natyrale, ujë, çaj kamomili. Rekomandohet edhe aktivitet fizik i moderuar, joga dhe gjumë i mjaftueshëm.

Në fazën paramenstruale dhe gjatë menstruacioneve duhen shmangur disa ushqime, të cilat përkeqësojnë simptomat. Ëmbëlsirat: Përmbajnë disa substanca që shtojnë dhimbjet e barkut. Rekomandohet vetëm çokollata e zezë, e cila përmban substanca që lehtësojnë simptomat. Kripa: Jo ushqimeve me shumë kripë, pasi rrit mbajtjen e ujit në organizëm duke përkeqësuar ndjesinë e fryrjes, si dhe përkeqëson simptomat. Kafeina: Përkeqëson simptomat e fazës paramenstruale. Mund të përdoret kafe pa kafeinë. Pijet alkoollke: Shkaktojnë dehidratimin e trupit duke përkeqësuar simptomat paramenstruale. Yndyrnat: Shkaktojnë probleme në traktin tretës dhe përkeqësojnë simptomat.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...