Diplomati slloven: Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë, madje ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës

PUBLIKUAR

Diplomati slloven Marko Makovec, i cili është drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen.

Ai përmendi eskalimin e dhunës në muajin maj në veri dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Këto komente ai i bëri në një debat të zhvilluar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën përmes zbatimit të shpejtë të të gjitha angazhimeve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe zbatimin e aneksit, mbetet kush i qartë. Kjo vjen me përgjegjësinë për stabilitetin rajonal, ku përgjegjësia për sulmet e ndodhura më 24 shtator mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme”, porositi drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm.

Serbinë ai e cilësoi si shtet të rëndësishëm në rajon si për çështje të stabilitetit, ashtu edhe jostabilitetit. Përsëriti dosmodoshmërinë që ky shtet të përshtatet me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe konfirmoi se pikërisht kjo çështje ka pasoja për procesin e integrimin të Serbisë në BE. Ai po ashtu ka nënvizuar se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë dhe ka takime të rregullta me zyrtarët e Moskës./RTK

SHIKO MË SHUMË

Në këtë pikë kufitare pritjet po zgjasin deri 40 minuta për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikon të dhëna për pritjet në kufij për hyrje...

Podujevë, sulmoi fizikisht djalin – më pas tentoi të hidhej nga kati i dytë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një...

74 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 74 aksidente...