Diplomati gjerman, rusëve: Tash nuk përjashtohet stacionimi i armëve nukleare në të gjitha shtetet e NATO’s

PUBLIKUAR

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka paralajmëruar Rusinë se NATO-ja tani është e lirë që të vendosë numër të pakufizuar trupash dhe armë bërthamore në vendet anëtare të aleancës.

“A kanë kuptuar të gjithë në Moskë se Putini sapo e ka vrarë Aktin Themelues NATO – Rusi? Që NATO-ja tani do të ishte e lirë që të pozicionojë numër të pakufizuar trupash në të gjitha vendet e reja anëtare të NATO-s nga viti 1997, përfshirë edhe armët bërthamore?”, shkroi Ischinger-i në llogarinë e tij në Twitter.

Vendet anëtare të NATO-s që kanë armë bërthamore janë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe, shkruan Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara besohet se kanë të pozicionuara armë bërthamore në pesë shtete të tjera evropiane: Belgjikë, Gjermani, Holandë, Itali dhe Turqi.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...