Diplomatët amerikanë e kinezë përplasen me akuza të rënda në Alaskë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e lartë diplomatikë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përplasur publikisht në bisedimet e para sy me sy të nivelit të lartë mes dy fuqive botërore që nga koha e ardhjes në pushtet të presidentit amerikan, Joe Biden. Ata shkëmbyen akuza mes vete gjatë takimit që u zhvillua në Alaskë.

Shpresat se ky takim do t’i rivendoste raportet normale mes dy vendeve pas disa viteve me tensione rreth luftës tregtare, të drejtave të njeriut dhe sigurisë kibernetike u shuan pas hapjes së takimit mes sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, në njërën anë, dhe kryediplomatit kinez, Yang Jiechi, dhe këshilltarit Shtetëror, Wang Yi, në anën tjetër.

Pasi kryediplomati amerikan e hapi çështjen e shqetësimit global rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në King, Yang tha: “Ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë më mirë për të drejtat e njeriut. E vërteta është se ka shumë probleme brenda ShBA-së sa u përket të drejtave të njeriut, të cilat pranohen edhe nga vetë ShBA-ja”. Diplomati kinez mbajti një fjalim 15-minutësh, i cili u duk sikur e irritoi kryediplomatin amerikan.

Në anën tjetër, Blinken tha se udhëheqësit botërorë e kanë theksuar kënaqësinë e thellë që Shtetet e Bashkuara po riangazhohen me komunitetin ndërkombëtar pas katër vjetëve të pushtetit të Trumpit dhe doktrinës së tij “Së Pari Amerika”. “Unë gjithashtu po dëgjoj shqetësim të thellë rreth disa veprimeve që qeveria juaj është duke i bërë”, i thumboi homologët kinezë diplomati Blinken.

Kryediplomati i ShBA-së shtoi se administrata e Bidenit dhe aleatët e saj janë të bashkuar në kundërshtimin e autoritarizmit dhe ashpërsisë së Kinës brenda dhe jashtë vendit.

Si kundërpërgjigje, Yang me zemërim kërkoi që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë së çuari përpara versionin e saj të demokracisë në kohën kur po përballet me pakënaqësi në mesin e popullsisë së vet.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...