Dinamo shkakton befasinë e sezonit, eliminon Tottenhamin e Mourinhos

PUBLIKUAR

Tottenhami i Jose Mourinhos është befasuar nga Dinamo Zagreb, duke u eliminuar nga Europa League.

Tottenhami e fitoi sfidën e parë në Angli 2-0, dhe aty u mendua se në këtë eliminatore, çdo gjë mund të jetë mbyllur.

Por, ashtu nuk menduan kroatët.

Dinamo në shtëpi ka arritur të shkaktojë befasinë e sezonit, duke e eliminuar Tottenhamin.

Pas 90 minutave, Dinamo arriti të shënojë dy gola, duke quar sfidën në vazhdime.

30 minuta vazhdime, më të mirë ishin vendasit dhe shënuan edhe golin për 3-0 dhe rezultatit të përgjithshëm 3-2, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Heroi i kësaj mbrëmje ishte sulmuesi, Mislav Orsic, i cili me het-trikun e tij, shkaktoi befasinë e sezonit për ta dërguar te shtëpia Tottenhamin e Jose Mourinhos. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...