Dilemë e përhershme – a duhet shpëlarë pastën pas larjes së dhëmbëve?

PUBLIKUAR

Sipas mendimeve të shumicës, shpëlarja e gojës me ujë është plotësisht e gabuar

Besojmë që e dini që shumica e pastave të dhëmbëve përmban fluor. Shumica janë të shqetësuar për shkak të pranisë së fluorit në pasta, sepse fjala është për një përbërje kimike jashtëzakonisht helmuese.

Mirëpo, ai në fakt në sasi të vogla ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve duke penguar krijimin e zmaltit, transmeton Telegrafi.

Domethënë për këtë shkak shumica pyesin se a është e nevojshme dhe mënyra e duhur që të shpëlahet goja me ujë pas larjes së dhëmbëve.

Sipas mendimit të shumicës së njerëzve shpëlarja e gojës me ujë është tërësisht e gabueshme, sepse në atë mënyrë zhduk funksionin e fluorit. Në vend të kësaj, është e mjaftueshme ta pështyni tepricën e pastës.

Një ndër arsyet është edhe fakti që shumica e njerëzve i lan dhëmbët më pak se një minutë, andaj fluori nuk ka kohë të veprojë, ndërsa në këtë mënyrë së paku në gjurmë mbetet në gojët tona dhe mbron dhëmbët.

Mirëpo, fakte të qëndrueshme për këtë nuk ka, shpëlarja e pastës pas pastrimit është një çështje shprehie ose vendimi.

Pra, nuk ka rëndësi nëse e shpërlani gojën apo jo. Përqendrimi i fluorit është aq i ulët sa nuk bëni ndonjë ndryshim të rëndësishëm duke mos e shpëlarë gojën me ujë.

Fluori parandalon prishjen e dhëmbëve, por kjo ka të bëjë më shumë me mënyrën dhe sa shpesh i lani dhëmbët. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Tri ilaçe shtëpiake për t’i shëruar thembrat e çara

Shumë vajza dhe gra nuk mbathin take të larta dhe bëjnë çmos vetëm për...

I keni këto puçrra të kuqe nëpër trup? Ja çfarë janë ato dhe përse janë të rrezikshme

Këto puçrra të vogla të kuqe janë goxha problem i shpeshtë, por nuk është...