Dikush e pa në lëvizje me shpejtësi dhe kapi pamjet, tingulli që lëshoi Mercedes-AMG One ishte i mahnitshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Hera e parë që shihet në lëvizje, tingulli që dëgjohet prej saj është i mahnitshëm

Mbetet një nga super-veturat që të gjithë janë duke e pritur, ndërsa deri më tani, Mercedes-AMG One është parë vetëm në imazhe të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në një organizim privat që është zhvilluar nga Mercedes në Baden-Baden të Gjermanisë, u shfaq edhe në lëvizje dhe dikush arriti që ta filmonte.

Pamjet janë të shkurtra, por mjafton të dëgjohet tingulli i mahnitshëm që lëshon, kur lëvizë me shpejtësi, që dallon shumë nga makinat tjera. Kjo makinë sikur e garave, por që është për rrugë, tingëllon shumë me Formula One.

Motori me 1.6 litra V6 Formula 1, në kombinim me katër motorë të fuqishëm elektrikë, i mundësojnë të prodhojë 1,200 kuaj fuqi, si asnjë tjetër hibrid i këtij lloji. Por, duhet thënë se ky është ende një prototip dhe makina që del prej prodhimit, ka mundësi të jetë ndryshe.

Ishte thënë që Mercedes-AMG One të lansohej këtë vit, apo në fillim të vitit që vjen, mirëpo ndërtimi saj po hasë në shumë vështirësi, andaj lansimi është shtyrë për vitin 2021.

Vetëm 275 njësi të kësaj makine hibride do të prodhohen, derisa do të kushtojnë duke filluar nga 2.4 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...