Dikur parajsë, sot aty grumbullohen mbeturinat nga e gjithë bota… (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Në ishullin e pabanuar Henderson në pjesën jugore të Paqësorit, është regjistruar sasia më e madhe në botë e mbeturinave të plastikës, thuhet në një studim të përbashkët të hulumtuesve australianë dhe britanikë.

Sipas vlerësimeve, në plazhet e këtij ishulli që i takon ishujve Pitcairn gjenden 37.7 milionë copa mbeturina të plastikës, transmeton Telegrafi.

Thuhet se ky ishull është i mbuluar me 17 tonë mbeturina, kurse është regjistruar se 671 copa të mbeturinave në një metër katror.

Studimi i realizuar nga Instituti për Studime Detare dhe të Antarktikut në Universitetin e Tasmanisë dhe Qendra për Ruajtjen e Specieve të Britanisë së Madhe, ka treguar se ishujt e largët shërbejnë si vendstrehim që mbledhin mbeturina nga e gjithë bota.

Ishulli Henderson figuron në listën e UNESCO-s, si një arkipelag koral me ekologji relativisht unike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...