Digjet ushqimi i bagëtive në Shajne të Dragashit

PUBLIKUAR

Të dielën, rreth otës 03:50 në fshatin Shajne të Dragashit, në një pelavicë ka shpërthyer zjarri me ç’rast është djegur ushqimi i bagëtive (sanë), transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Të lënduar në njerëz nuk ka ndërsa dëmi konsiderohet të jetë 4000 euro. Gjatë hetimit fillestar dyshohet se zjarri ka ardhur nga mjetet piroteknike të cilat janë ndezur gjatë ahengut familjar (synetit).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve që hapin zjarr sepse temperaturat janë të lara dhe mundësia për shpërthimin e zjarreve të padëshiruara është e madhe. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...