Policia e Kosovës ka raportuar se një stallë e bagëtive dhe një traktor është përfshirë nga zjarri në fshatin Rufc të Lipjanit.
“Për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e ankuesit mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit janë djegur një sasi e ushqimit të bagëtive si dhe pjesërisht është djegur një traktor i cili ishte i parkuar afër stallës. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport të policisë.


