Dietë për personat me diabet: Çfarë të hani në mëngjes, drekë dhe darkë

PUBLIKUAR

Diabeti i tipit 2 shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur trupi nuk i reagon insulinës.

Pa pasur mjaftueshëm insulinë, trupi ka vështirësi ta konvertojë sheqerin që gjendet në gjak në energji, transmeton Telegrafi.

Duke bërë ndryshme të vogla në dietë, pacientët mund t’i shmangin nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Sipas ‘Mayo Clinic’, është kruciale që çdo shujtë të përfshijë karbohidrate të shëndetshme, ushqime të pasura me fibra, yndyra të shëndetshme dhe peshk.

Shujta më e mirë e mëngjesit për personat me diabet është një tost me rriska mesatare të bukës së grurit dhe dy lugë gjelle reçel.

Por, mund të konsumoni edhe qumësht të skremuar, një pemë dhe një kafe.

Për drekë, zgjedhni djathë dhe perime pitta, me dy lugë gjelle gjalpë bajamesh dhe një mollë me madhësi mesatare.

Për darkë, sipas sajtit mjekësor, salmoni është zgjidhja ideale, ku mund t’ia shtoni një lugë e gjysmë vaj bimor, një patate të vogël dhe një tas karrota me një sallatë anash. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...