Dieta për tension të lartë: Shmangni këtë salcë në pastën tuaj për t’i reduktuar simptomat

PUBLIKUAR

Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe si hipertensioni, është fenomen mjaft i zakonshëm dhe i prek miliona njerëz.

Ushqimet e caktuara e rrisin shtypjen e gjakut, e në veçanti ato që përmbajnë shumë kripë, transmeton Telegrafi.

Udhëzimet e ekspertëve rekomandojnë që mos t’i konsumoni më shumë se 6g kripë në ditë.

Por duhet të mbani mend se shumica e kripës që e konsumojmë është e fshehtë, duke nënkuptuar se gjendet në ushqimet e përpunuara si buka, biskotat, etj.

Megjithatë, përveç kripës, ekziston edhe një ushqim tjetër që duhet ta shmangni: është fjala për produktet e domates!

Nutricionistët thonë se produktet e domates mund të jenë problematike për personat me hipertension.

Salcat e konservuara të domates, ato të pastave, si dhe lëngu i domates kanë përqindje të lartë të sodiumit. Një tas me lëng domatesh mund t’i përmbajë 615mg kripë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të konsumoni më shumë arra, fara, vaj ulliri dhe avokado. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...