Dieta mediterane ua përmirëson shëndetin

PUBLIKUAR

Hulumtimet e mëhershme kanë pohuar se ushqimi tradicional mediteran i pasur me vaj ulliri, drithëra, pemë, perime, peshq, arra, bajame, lajthi, etj., ndërsa i varfër me ushqime të mishit mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mirëpo tani shkencëtarët spanjollë kanë pohuar se e njëjta gjë ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit tip 2, transmeton “Zeri.info”.

Gjatë një periudhe tetëvjeçare studiuesit kanë përcjellë shprehitë ushqyese të 13.000 pjesëmarrësve në studim.

Rezultatet kanë treguar se rreziku për zhvillimin e diabetit tip 2 është zvogëluar për 83 për qind te pjesëmarrësit të cilët në shprehitë e tyre ushqyese kanë përfshirë dietën tradicionale mediterane.

Ky studim ka treguar se personat të cilët në dietën e tyre të përditshme kanë përfshirë ushqime mediterane kanë zvogëluar për 83 për qind rrezikun e paraqitjes së diabetit të tipit 2, në krahasim me ata që nuk kanë përdorur ushqim të tillë.

Prandaj, për të ulur sa më shumë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje sugjerohet që në dietën tuaj të përfshini ushqime të shëndetshme dhe konsumim sa më të paktë të mishit, sidomos atij të kuq. /ZËRI/ 

Image

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...