Dieta me peshk e rritë inteligjencën e fëmijëve

PUBLIKUAR

Fëmijët të cilët hanë peshk të paktën një herë në javë bëjnë gjumë më të mirë dhe marrin pikë më të larta në testet e inteligjencës sesa ata që rrallëherë konsumojnë peshk.

Në studimin e Universitetit të Pennsylvanisë janë përfshirë 541 fëmijë, dhe është konstatuar se fëmijët të cilët hanë peshk një herë në javë, në teste të inteligjencës shënojnë 4.8 pikë më shumë sesa ata që rrallëherë hanë ose s’hanë asnjëherë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se vazhdimisht ka dëshmi shkencore të cilat tregojnë se peshku është i mirë për shëndetin.

Në fakt, ekspertët bëjnë thirrje që konsumimi i peshkut të reklamohet dhe promovohet më shumë.

Gjithashtu, prindërit janë të këshilluar që t’u gatuajnë fëmijëve peshk vazhdimisht.

Vlen të ceket se peshku përmban acide yndyrore Omega-3 të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e trurit.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...