Dieta me kos eliminon pesë-gjashtë kilogramë për dhjetë ditë

PUBLIKUAR

Duhet të jeni të vetëdijshëm se bëhet fjalë për dietë restriktive. Prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet ta mbani më shumë se dy javë

Është shumë me rëndësi që në mënyrë strikte t’i përmbaheni rregullit kyç të kësaj diete- që çdo ditë të konsumoni nga gjysmë kilogrami kos. Nuk është aspak e rëndësishme se si do ta shpërndani këtë sasi të kosit nëpër vaktet tuaja.

Krahas kësaj kombinoni edhe pemët dhe perimet sipas dëshirës, transmeton Telegrafi.

Kosi është ushqim jashtëzakonisht i dobishëm. Përveçse normalizon aktivitetin e traktit gastrointestinal, përmirëson imunitetin, ndihmon në grumbullimin dhe eliminimi e toksineve nga organizmi dhe nxit metabolizmin.

Kosi përmban të gjitha materiet e domosdoshme ushqyese: yndyrat, karbohidratet dhe proteinat, duke e bërë atë pjesë të ushqimeve të ashtuquajtura ‘komplete’.

 

Dieta e thjeshtë ditore:

Mëngjesi

▪ Përzierja e kosit dhe frutave të malit
▪ Një filxhan çaj të gjelbër (ose lëng të pastër portokalli)

 

Dreka

▪ Çaj të nxehtë bimor
▪ Supë të ftohtë të përbërë nga kosi dhe kastravecët, të prerë në copëza të holla
▪ 100 g mish të zier
▪ Sallata nga kastraveci, domatet dhe sos bimor
▪ Një gotë limonade të ftohtë (pa sheqer)

Pasdite

▪ Domate me kos. Në kos shtoni pakëz mustardë, kripë dhe përzieni një kohë të shkurtë

Darka

▪ Një filxhan çaj të ngrohtë bimor
▪ Bizele me kos
▪ Një gotë limonade të ftohtë (pa sheqer)

Rekomandimet

● Kos- 500 gr në ditë
● Pemë- 300 gr në ditë (këtu nuk përfshihen rrushi, pjepri dhe shalqiri, për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që përmbajnë)
● Mish- deri në 100 gr në ditë (mish pule pa lëkurë dhe mish peshku)
● Perime – deri në 600 gr

Nuk duhet harruar aktivitetin fizik. Çdo ditë ndani së paku gjysme ore për çfarëdolloj aktiviteti fizik. Nëse nuk jeni në gjendje që të merreni me ndonjë lloj sporti ose të shkoni në palestër, atëherë së paku ecni gjysmë ore.

Krahas kësaj kini në mendje dy rregulla bazë- ecja duhet të jetë më e shpejtë dhe nuk duhet anashkaluar asnjë ditë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...