DIETA E RREPTË USHTARAKE: Për 3 ditë 4 kilogramë më pak!

PUBLIKUAR

Dieta treditore apo siç quhet ndryshe dieta ushtarake, nënkupton regjim shumë të rreptë të ushqimit dhe është shumë me rëndësi që t’i përmbaheni çdo gjëje sipas rregullit – nga termini i racioneve deri te artikujt ushqimorë

Kini parasysh që këtë dietë nuk bën ta mbani më të gjatë se 3 ditë, për shkak se është shumë intensive, ndërkaq dobëson shpejt për shkak të reaksioneve kimike të cilat i shkakton në organizëm.

Para se të vendosni për këtë dietë, këshillohuni me nutricionistin apo me mjekun.

Krahas dietës, preferohen edhe ushtrimet.

Dita e parë
Kafjalli: Gjysmë grejpfruti, një grishë buke të thekur me dy lugë gjalpë kikirikësh, kafe, ose çaj.
Dreka: Pak mish tuni, një grishë buke të thekur, kafe, ose çaj.
Darka: 80 gramë mish pule, apo tjetër pa yndyrë, një filxhan bizele, gjysmë bananeje, një mollë e vogël dhe një filxhan akullore të vaniljes.

27119166-628443

Dita e dytë
Kafjalli: Një vezë, gjysmë bananeje, një rriskë buke të thekur.
Dreka: Pak djathë të freskët, një vezë të zier fort, si dhe 5 keksë të njelmët.
Darka: Dy salsiçe (pa bukë), pak brokoli, gjysmë karote të gërryer, gjysmë bananeje, gjysmë kupe akullore të vaniljes.

ock-1439633972-720523

Dita e tretë
Kafjalli: Kafe ose çaj me një deri dy lugë ëmbëltues, pesë keksë të njelmët, 26 gramë djathë dhe një mollë të vogël.
Dreka: Një vezë të zier fort dhe një rriskë të bukës së thekur.
Darka: Një kupë mish tuni, gjysmë bananeje dhe një kupë akullore të vaniljes.

3

Ujë mund të pini sa të doni, e nëse i jeni përmbajtur dietës si duhet, tanimë i keni humbur katër kile.

Çdo ditë duhet të hani në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh a keni uri, apo jo. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...