Dieta e pasur me peshk, e dobishme për gjumë të mirë dhe të rehatshëm

PUBLIKUAR

Hulumtuesit zbulojnë se ngrënia e peshkut, posaçërisht peshqve vajor, siç është salmoni, ndikon pozitivisht në gjumë.

Të gjithë ata që janë në moshë të mesme, që hanë peshk disa herë në javë, kanë gjumë më të mirë dhe më pak zgjime gjatë natës, se sa ata që nuk hanë.

Sipas Zhurnalit të Mjekësisë së Gjumit, ngrënia e peshkut, mund t’i ndihmoj shumë ata që vuajnë nga pagjumësia, si dhe të reduktojë sulmet e zemrës.

Ekspertët e Shteteve të Bashkuara,i kanë hulumtuar 700 njerëz në moshë të mesme në Ekuador, duke bërë krahasimet e dietës me peshk dhe kualitetit të gjumit.

Të gjithë ata që kanë ngrënë peshk shumë shpesh, kanë pasur gjumë të mirë, më të gjatë dhe më të rehatshëm, në krahasim me ata që nuk kanë ngrënë peshq.

Këta të fundit kanë pasur gjumë të shkurtër dhe pa kualitet, duke zgjuar disa herë gjatë natës.

Sekreti i kësaj, besohet të jetë tek yndyra e shëndetshme që ka peshku, omega-3 dhe vitamina D, të cila e qetësojnë organizmin, duke e bërë gjumin e duhur, transmeton Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...