Dielli “shëron” shpirtin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Sipas studimeve të mirëfillta, shpjegon Prof. Michael Holick i Universitet mjekësor të Bostonit, secili nga ne duhet të marrë rreth 90-95% të vitaminës D prej diellit.

Vitamina D është e rëndësishme për thithjen e kalciumit, mban kockat e shëndetshme dhe i mbron ato nga disa sëmundje kronike. Është e mundur që ta marrësh edhe përmes disa suplementëve si peshku salmon dhe ai ton, të cilët janë një burim i fortë, ashtu si dhe qumështi apo veza. Megjithatë, dielli mbetet burimi më i mirë, transmeton Telegrafi.

Çfarë bën dielli për ne?

Ndihmon në zbutjen e dhimbjes së kockave, largon tkurrjet dhe dhimbjet e muskujve, si dhe është aleat i shkëlqyer kundër dhimbjes që shkaktohet nga sëmundje inflamatore, të tilla si artriti. Sipas disa studiuesve amerikanë, një jetë në diell zvogëlon rrezikun e disa llojeve tumoresh, në veçanti kanceri n e gjirit, të zorrës së trashë, mitrës, të stomakut dhe ezofagut.

Dielli gjithashtu është një aleat i madh në luftën kundër problemeve të lëkurës të tilla si psoriaza, puçrrat e fytyrës dhe ekzemat, të cilat përmirësohen kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit.

Sipas disa studimeve, dielli ndihmon edhe në luftën kundër peshës së tepërt: niveli i lartë i serotonit, i cili lidhet me ekspozimin ndaj diellit, që përveçse ju bën të ndiheni më të lumtur, ju redukton dhe oreksin.

Në aspektin psikologjik, prania e diellit përmirëson gjendjen shpirtërore. E vështirë të gjesh dikë që në mes të një dite gri e me shi dhe një tjetre me diell të shndritshëm, të zgjedhë alternativën e parë. Dhe, ka një arsye kimike: dielli stimulon serotoninën, të ashtuquajturin hormonin e të ndjerit mirë.

Nëse gjatë ditës bashkohen dielli dhe aktiviteti fizik, edhe të moderuar, në natyrë, qoftë dhe një shëtitje e shpejtë, përfitimet janë arritur. Gjendja shpirtërore do të ketë ndryshuar menjëherë për mirë.

Dielli fal energji. Nuk është rastësi që në verë edhe kur flemë më pak, ndihemi shumë më të gjallë dhe energjikë, sepse ai është aleati i parë kundër depresionit sezonal, nga i cili vuajnë në veçanti personat që jetojnë në vendet nordike, ku dimri karakterizohet nga ditë të shkurtra dhe gri. Atëherë, të gjithë të zhveshur për orë të tëra në diell?! Një JO e fortë!

Ky do të ishte një dëm i madh me rezultat djegie të trupit nga ekspozimi i gjatë. Duhet bërë kujdes, pra një mbrojtje adekuate.

Për të marrë më të mirën nga rrezet e diellit, duke stimuluar vitaminën D, në kohën e duhur, sugjerohet ekspozim pa mbrojtje për pesë minuta, duke u siguruar se nuk bëhet fjalë për orët e pikut, ku temperatura është shumë e lartë. Mandej, mbrojeni veten me kremin përkatës sipas llojit të lëkurës.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...