Didier Deschamps: Unë jam përgjegjës

PUBLIKUAR

rajneri i Francës, Didier Deschamps e ka marrë përgjegjësinë për humbjen kundër Zvicrës sonte

Duke folur për BeIN Sports, trajneri i Francës Didier Deschamps e kishte vështirë ta shpjegonte eliminimin e skuadrës së tij nga Zvicra në 1/8-ën e finales.

“Është gjithmonë e vështirë që të shpjegohet. Ne dështuar në pjesën e parë, ne bëmë çfarë duhet të bëjmë për t’u rikthyer në pjesën e dytë. Zakonisht, fuqia e jonë ka qenë solide, ne u treguam të dobët pasi që lejuam rikthimin e Zvicrës. Është e vështirë, lënduese, por ne bëm gjithçka që kjo të përfundojë ndryshe. Ky është futbolli. Sonte, kjo garë për ne përfundon. Nuk ka ndonjë formulë magjike, duhet rigjetur barazpeshën. Unë jam përgjegjës”.

Ai ka folur për të ardhmen e tij dhe a do të vazhdojë të jetë trajner pas këtij eliminimi.

“Kjo nuk është pyetje. Ka unitet dhe solidaritet në këtë skuadër. Unë jam përgjegjës, kur gjërat shkojnë keq, jam me lojtarët dhe ata janë me muaj. Neve do të na duhet kohë që ta menaxhojmë këtë situatë.

Deschamps ka folur edhe për humbjen e penalltisë nga Mbappe.

“Askush nuk duhet të hidhërohet më të. Kur e merrni këtë përgjegjësi, kjo mund të ndodh. Sigurisht, ai është më i prekuri nga kjo gjë”, ka thënë pas ndeshjes Deschamps. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...