Diabeti 2: Apetiti i tepërt nënkupton se mund të vuani nga kjo sëmundje

PUBLIKUAR

Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht shfaqen vonë në jetë, pasi që kjo është mosha kur priret të zhvillohet kjo sëmundje.

Mbipesha, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik e rrisin rrezikun e zhvillimit të problemeve me nivele të sheqerit në gjak – probleme të cilat mund të diagnostikohen si diabet, transmeton Telegrafi.

Janë disa simptoma paralajmëruese nga të cilat duhet të keni kujdes, sipas sajtit mjekësor ‘Healthline’.

Apetiti i tepërt është njëra nga simptomat, pasi ekspertët sugjerojnë se sheqeri që konsumohet nga ushqimi nuk arrin deri te qelizat.

“Trupi e përdor sheqerin në gjakun tuaj për t’i ushqyer qelizat. Kur qelizat nuk mund ta absorbojnë sheqerin, trupi kërkon për më shumë burime të energjisë, gjë e cila shkakton uri të vazhdueshme”, kanë shkruar ekspertët.

Përveç urisë së tepërt, shenjë e diabetit është edhe etja ekstreme dhe urinimi i tepërt.

Ekspertët gjithashtu kanë shtuar se mënyra më e mirë për t’i ulur nivelet e sheqerit në gjak janë ushtrimet fizike sepse ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të insulinës dhe i zvogëlojnë nivelet e sheqerit në gjak. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...