Di Maria zbulon detajet e darkës së famshme në Ibiza, Messi kishte zbuluar të vërtetën atë mbrëmje

PUBLIKUAR

Di Maria ka zbuluar se në darkën e famshme në Ibiza Messi iu kishte treguar shokëve se gjithçka ishte kryer me Barcelonën. Ata me shaka i kishin thënë që të shkojë në PSG, por Messi ishte i bindur dhe se do të nënshkruante me klubin e fëmijërisë.

Vetëm pak ditë më parë ishte pothuajse e krye gjithçka, dhe Lionel Messi do të vazhdonte te klubi i zemrës, të klubi që i kanë dhënë shumë njëri tjetrit për gati dy dekada.

Por në fund, kur duhej të hidhej firma për rinovimin e kontratës, gjithçka stagnoi dhe siç pretendon Barcelona, rregullat e fair play financiar ia pamundësuan Messit qëndrimin në “Camp Nou”.

Edhe Angel Di Maria tani ka zbuluar se Messi iu kishte treguar shokëve se gjithçka ishte kryer me Barcelonën.

Leo u takua në Ibiza në pushime me futbollistët e PSG-së, ku nisën spekulimet për transferimin e Messit në Francë, por Di Maria zbulon se atë mbrëmje, 34-vjeçari ua kishte kumtuar lajmin se po qëndron në Barça.

Di Maria tregon se si ata e ngacmonin që të shkonte në PSG, por Leo insistonte se ka arritur marrëveshje me Barçën.

“Ai na tha se gjithçka ishte rregulluar dhe se kishin rënë dakord, ai u kthye të enjten për të nënshkruar. Më pas ndodhi çfarë ndodhi, shpërtheu në Barcelonë dhe ne u habitëm të gjithë…”, tha Di Maria. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...