Dhurohet një autoambulancë për janjevasit

PUBLIKUAR

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë shpërndarjen e dy autoambulancave, donacion i Ministrisë së Shëndetësisë për Janjevën dhe Reçanin.
Gjatë dorëzimit të autoambulancës në Janjevë, së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanoviq, ministri Ismaili ka thënë se reformat në shëndetësi do të prekin të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie apo vendbanimi.
“Reforma jonë në shëndetësi do të prekë të gjitha komunat dhe të gjithë qytetarët pa dallim. Kosova ka bërë rrugë të madhe në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe këtë do ta bëjë edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Çdo ditë ngapak, ne do ta realizojmë misionin tonë që të zbusim varfërimin e qytetarëve si pasojë e shpenzimeve për shërbime mjekësore”, ka thënë ministri Ismaili, përcjell Telegrafi.
Kurse, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, ka thënë se vullneti i ministrit të Shëndetësisë për të ndihmuar edhe komunitetet joshqiptare në Kosovë, është për t’u vlerësuar dhe përshëndetur.
“Është shumë i rëndësishëm vullneti për të përmirësuar edhe kujdesin shëndetësor për komunitetet joshqiptare në Kosovë. Tani për qytetarët e Janjevës do të jetë shumë e lehtë qasja në shërbimet e nevojshme shëndetësore kur ata kanë nevojë”, ka thënë ajo.
Më pas, ministri Ismaili ia ka dorëzuar çelësat e një autoambulance të re edhe Qendrës së Mjekësisë Familjare në Reçan.
Nga aty, ministri Ismaili përsëriti përkushtimin e tij që rruga që ka bërë Kosova në respektimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare, të shihet edhe në shërbimet shëndetësore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...