Policia e Pakistanit është në kërkim të një njeriut që ka dhunuar dhe vrarë një vajzë shtatë vjeçare, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave lokale vajza u kidnapua derisa prindërit e saj ishin në Mekë dhe trupi i saj u gjet nga disa të panjohur.
Lidhur me këtë rast në Pakistan u organizuan edhe protesta në të cilën
morën pjesë edhe një numër i madh i grave.
Pakistanezët u solidarizuan edhe në rrjetet sociale me hashtagun ‘drejtësipërZejnepin’.
Edhe fytyra të njohura të politikës kërkuan që ky rast të zgjidhet sa më shpejtë./Express/




