Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Vershevc të Lipjanit është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Gjatë kontrollimit të shtëpisë janë gjetur dhe janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë të kalibrit 12 mm, një pushkë gjuetie me 41 fishekë, një armë automatike AK-47 me dy fishekë, një pistoletë me 15 fishekë të kalibrit 7.62mm, një pistoletë me 14 fishekë të kalibrit 7.65mm, një pistoletë me 17 fishekë të kalibrit 9 mm, dy pistoleta jofunksionale dhe 8 fishekë të kalibrit të madh”, njofton Policia Kosovës në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet tutje.


