Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën prej 2.2 trilionë dollarësh për të përballuar COVID-19

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten paketën e stimujve ekonomikë prej 2.2 trilionë dollarësh, më masivja në historinë amerikane, për të ndihmuar individë dhe kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike shkaktuar nga epidemia e koronavirusit dhe për të mbuluar koston e pajsjeve të domosdoshme mjekësore për të cilat spitalet kanë nevojë urgjente.

Senati me shumicë republikane e miratoi të mërkurën në darkë paketën dhe Presidenti Donald Trump pritet ta nënshkruajë me shpejtësi.

Legjislacioni i miratuar siguron miliarda dollarë fonde për spitale, biznese të vogla, industri që janë dëmtuar rëndë si edhe pagesa direkte për amerikanët me të ardhura të pakta dhe të klasës së mesme në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll dëmin masiv ekonomik dhe për të zbutur ndikimin e tij.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi synonte miratimin e ligjit të premten përmes që manovre procedurale që do të shmangte ardhjen e shumë ligjvënësve nga shtete të ndryshme për të votuar personalisht në Uashington.

Por republikani Thomas Massie nga shteti jugor i Kentakit e kundërshtoi miratimin vetëm me votë me zë, duke thënë se ishte i shqetësuar se sa shumë do ta shtonte borxhin publik, paketa.

Presidenti Trump kishte paralajmëruar të premten kongresmenin republikan të mos ta pengonte miratimin e paketës.

Një numër ligjvënësish erdhën në Uashington nga i gjithë vendi për të plotësuar një kuorum të nevojshëm dhe kapërcyer kundërshtimin e kongresmenit Massie.

Shumë ligjvënës e pranuan se megjithëse do të votonin pro paketës, projekt-ligji kishte shumë defekte.

Paketa masive financiare synon të hedhë një sasi të madhe parash në ekonominë amerikane, për të kapërcyer rënien e thellë shkaktuar nga pandemia.

Trump u tha gazetarëve të mërkurën dhe do të vepronte me shpejtësi pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve./VOA

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...