Dhoma e papastër, mund të jenë shkaktar i pagjumësisë së të rinjve

PUBLIKUAR

Ekspertët e gjumit, kanë paralajmëruar se dhomat e papastërtia të adoleshentëve, janë shkaktarë të pagjumësisë dhe insomnisë.

Colin Espie, që është studiues i gjumit në Universitetin e Oxfordit, ka thënë se: “Adoleshentëve do t’u jepen këshilla për ‘higjienën e dhomës së gjumit’, si pjesë e një studimi gjithëpopullor, mbi shqetësimet se të rinjtë po janë të privuar nga gjumi, që po ndikon në arritjet e tyre akademike dhe mirëqenien mendore”.

“Të rinjtë nuk i hapin kurrë dritaret, dhomat e tyre janë gjithmonë të pa ventiluara” ka thënë Espie, transmeton Telegrafi.

Dhomat e adoleshentëve që kutërbojnë erë, janë produkt i ajrit të përdorur më parë, i cili ka pak oksigjen dhe shumë nitrogjen.

“Po që se vazhdoni të merrni ajër, i cili është thithur më parë, në një dhomë të vogël dhe të nxehtë, ju do të zgjoheni me dhimbje koke, pas një natë me gjumë të keq” ka shtuar Espie.

Për të përmirësuar gjumin, të rinjtë janë këshilluar të ajrosin dhomën para gjumit dhe të ndalin nxehjen, në mënyrë që të kenë gjumë më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...