Dhjetë vite më parë parashikoi si do të duket bota në vitin 2022, shumica dolën të jenë të vërteta – eksperti i IT-së zbulon si do të duket 2032-ta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Parashikimet e disa fanatikëve të teknologjisë së re, qysh 10 vite më parë kanë parashikuar sesi do të duhet bota në vitin 2022 – që po dalin të jenë të vërteta.

Tom Scott ka ndarë opinionin e tij për atë sesi do të duket bota në vitin 2022, në një video që e publikoi në kanalin e tij në YouTube, e prej atëherë me vëmendje ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve.

YouTuberi ka parashikuar se kufijtë në ekranet e telefonave të Apple do të zvogëlohen, dhe se kompania gjigante do të ndryshojë fontin e saj në dekadën e ardhshme.

Gjithashtu ka parashikuar me saktësi të paparë që 5G do të “pushtojë Britaninë”, sikurse që ky rrjet do të ketë qasje në internet – por ka pranuar se një gjë e tillë nuk ka qenë e vështirë për t’u qëlluar.

Scott ka theksuar se ka bërë disa parashikime të gabuara sa i përket avancimit të teknologjisë, kështu nuk ka parashikuar që përdorimi i pajisjeve mobile do të kenë prioritet në raport me kompjuterët dekstop.

“Vetëm këtë lëshim e kam bërë. Asokohe pati filluar tranzicioni, e këtë nuk e kam vërejtur”, tha ai.

YouTuberi, që ka afro 5 milionë ndjekës, ka parashikuar që Apple do të prezantojë kufjet e Apple të pajisura me kamerë e mikrofon që do të regjistrojnë tërë kohën jetën tonë.

“Njerëzve nuk po u pëlqen tani ideja të mbajnë në mend të gjitha dhe të shpërndajnë informtata nëpër korporata”, shtoi Scott.

Scott ka pranuar se nuk e kishte vërejtur në kohë trendin e rënies së popullaritet të bllogjeve.

Në fund të vitit 2000, ishte bërë trend që njerëzit në masë të madhe të fillojnë me bllogje – që ishin praktikisht forume për shkruarjen e ideve dhe shpërndarjen e informacioneve në rrjet.

E në fund të vitit 2010, një gjë të tillë e konfirmoi Twitter, ku përdoruesit mund të ndanin bindjen e tyre me shtypjen e një butoni – të gjitha në një kohë.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...