Dhjetë shenja të qarta me të cilat trupi tregon që zemra është e dobësuar: Kushtoni kujdes, derisa s’është bërë vonë!

PUBLIKUAR

Dobësimi i zemrës më së vështiri zbulohet, prandaj dëgjoni mirë çfarë ju tregon trupi

Dobësimi i zemrës është lidhur me njerëzit e moshës së shtyrë, mirëpo në kohën e tashme këtij problemi i janë nënshtruar të gjitha gjeneratat, sepse kufiri për sëmundje të këtillë është zvogëluar, transmeton Telegrafi.

Zemra, e cila praqet muskulin më të rëndësishëm në organizmin tonë, pa të cilin organizmi nuk mundet të ekzistojë, gjithashtu mund të dobësohet dhe të dështojë.

Çfarë është sëmundja e zemrës dhe si manifestohet?

Dobësimi i zemrës nënkupton që zemra nuk është mjaftueshëm e fortë që të pompojë gjakun nëpër organizëm për t’u siguruar mjaftueshëm oksigjen të gjitha qelizave në organizëm. Mu në vetë fillimin, zemra përpiqet që atë mungesë ta kompensojë në disa mënyra.

▪ Zemra zmadhohet dhe tendoset më fuqishëm për të pompuar mjaft gjak dhe për t’i plotësuar kërkesat e organizmit.
▪ Qelizat muskulore të zemrës zmadhohen, gjë që gjithashtu rrit fuqinë e zemrës.
▪ Rritet edhe numri i rrahjeve të zemrës për të siguruar mjaft gjak.
▪ Enët e gjakut në organizëm ngushtohen.
▪ Për shkak të ngushtimit, rritet shtypja e gjakut, po ashtu me qëllim që organizmin ta furnizojë me sasi të mjaftueshme gjaku.

Këta mekanizma veprojnë një periudhë kohore dhe për këtë shkak dobësimi i zemrës di të jetë i maskuar vite të tëra. Atë moment kur ata mekanizma fillojnë të dështojnë, shfaqen simptomat e para.

Këtyre simptomave duhet t’u kushtoni patjetër kujdes:

▪ Lodhja e shpejtë me rastin e aktiviteteve të thjeshta fizike
▪ Djersitja gjatë ecjes
▪ Humbja e frymëmarrjes
▪ Kolla me rastin e qëndrimit shtrirë në shpinë
▪ Ënjtja e nëngjunjëve
▪ Stomaku i fryrë
▪ Dhembje në gjoks
▪ Rrahje e fuqishme e zemrës
▪ Rrahje e shpejtë e zemrës
▪ Zverdhja dhe shfaqja e ngjyrës së verdhemët në fytyrë

Nëse vëreni më shumë se dy simptoma të përmendura më sipër, është mirë që të kërkoni ndihmën e kardiologut i cili do t’ju udhëzojë në hulumtime të mëtejshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...