Dhjetë familjet më me pushtet, të të gjitha kohërave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Më poshtë ju sjellim dhjetë familjet më të pushtetshme të të gjitha kohërave për të cilat edhe sot flitet për rolin e tyre.

ROTHSCHILD, BANKIERE

(1744-SOT) Brenda pak vitesh, Rothschildët kaluan nga getoja e hebrenjve në Frankfurt, Gjermani, në akumulimin e një pasurie të tillë, sa të industrializonin Evropën dhe të financonin luftëra.

MEDICI, BANKIERE
(SHEKUJT XV-XVIII) – Financues të Papatit, ishin edhe politikanë e padronë. Patën një rol të rëndësishëm në Rilindjen italiane dhe kontribuan për të bërë Firencen, qendrën artistike që admirojmë edhe sot.

NEHRU-GANDHI, POLITIKANE

(1919-SOT) – Ngahera anëtarë të Kongresit Kombëtar Indian, çliruan Indinë nga anglezët dhe i dhanë vendit tre kryeministra. Disa anëtarë të familjes (që është vetëm homonim me Mahatma Gandhin) u vranë.

ROCKEFELLER, BIZNESI I NAFTËS

(1870-SOT) – Shumë të pasur falë nxjerrjes së naftës, ishin filantropë të mëdhenj që mbështetën kulturën dhe kërkimin shkencor. Kreu i familjes ishte Uilliam Avery Roskerfeller, druvar dhe nëpunës udhëtues.

FUGGER, BANKIERE

(SHEKUJT XV-XVI) – Ishte familja më e rëndësishme e sipërmarrësve, mes Mesjetës së Vonë dhe fillimit të epokës moderne. Kishin monopolin e bakrit dhe lidhën kontrata me shtete të ndryshme europiane.

KRUPP, ÇELIK DHE ARMË

(SHEKUJT XIX-XX) – Dinasti gjermane manjatësh të prodhimit të çelikut. Me fabrikat e tyre influencuan mbi dy luftëra botërore. Disa prej familjes Krupp u dënuan për krime kundër njerëzimit pas luftës.

BORGHESE, TREGTARE LESHI

(SHEKUJT XVI-XIX) – Familje tregtarësh, kreu i familjesh ishte një tregtar leshi i shekullit XIII, Tiezzo da Monticiano. Zotëronin shumë toka dhe lidhje të ngushta me papatit dhe me Napoleonin.

KENNEDY, POLITIKANE
(SHEKULLI XX) – Amerikanë me origjinë irlandeze. Patriarku ishte Patrick J. Kennedy (1858-1929) i Partisë Demokratike. Mes anëtarëve të saj, më të famshmit ishin presidenti John F. Kennedy dhe senatorët Bob dhe Ted Kennedy.

EPHRUSSI, BIZNESI I NAFTËS
(SHEKUJT XIX-XX) – Ukrainas me origjinë greke, kontrollonin drithërat dhe naftën në Europën Lindore. Krijuan banka por, duke qenë hebrenj, humbën pothuaj gjithçka me ardhjen e nazizmit, transmeton bota.al.

VANDERBILT, TRANSPORTET
(SHEKUJT XIX-XX) – Patriarku amerikan me origjinë holandeze Cornelius Vanderbilt (1794-1877) krijoi një perandori të transportit hekurudhor dhe transportit detar në Tetëqindën.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...