Dhimbjet e kokës, shenjë e diçkaje më serioze

PUBLIKUAR

Të gjithë e dimë se sa e bezdisshme din të jetë dhimbja e kokës.

Shpesh herë instinktet na bëjnë që thjesht ta pimë një paracetamol, të pimë ujë dhe të vazhdojmë ditën, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, një doktor ka filluar t’u bëjë thirrje personave që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës të kontrollohen tek ekspertët sepse mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze.

Michael Munger beson se njerëzit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhimbjeve të kokës sepse mund të jenë indikatorë që një person është duke vuajtur nga kanceri i trurit apo nga zmadhimi i artereve.

Tri llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që i përjetojnë njerëzit janë: dhimbjet e kokës nga shtypja e gjakut; dhimbjet e kokës nga sinusët;dhe nga migrena.

Munger beson se çdo person që vuan më shumë se dy herë në javë nga dhimbjet e kokës për më gjatë se tërë nata, duhet të kontrollohen nga një ekspert. /telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...